Kërcen mbi muret mbrojtëse të ballkoneve, ja çfarë i ndodh

Një praktikues i sportit ekstrem “parkour” ka rrëqethur të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon e tij.

Fun

31/05/2020 19:16

Michael Franko me sa duket nuk i frikësohet aspak vdekjes, pasi që vazhdimisht sfidon veten në misione të rrezikshme, transmeton lajmi.net.

Ky 19-vjeçar nuk hezitoi që të kërcej mbi muret mbrojtëse të ballkoneve, e kamerën për ta filmuar veten e kishte vendosur në helmetë.

Megjithatë veprimet e tij shpesh kritikohen, me arsyetimin se mund të shërbej si model për të rinjtë që mund të tentojnë të imitojnë lëvizjet e tij. /Lajmi.net/