Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë për t’u mrekulluar me këtë pamje
Këneta e kuqe është habitat i një numri të madh të kafshëve dhe bimëve.
Fun
Turistë të shumtë shkojnë vetëm shkurtimisht për t’u kënaqur me bukurinë e saj, ndërkaq kur e shihni si duket, do ta kuptoni përse është aq joshëse, transmeton lajmi.net.
Grykën e lumit Shuangtaizi në Kinën Verilindore, në Liaoning, çdo vit e vizitojnë turistë të shumtë për t’u bindur në veçantitë e kënetës së kuqe.
Ngjyrën hapësirës ia dhurojnë kërpudhat bregdetare Suaeda maritima, bimë njëvjeçare të habitatit të njelmët. Kjo bimë e pazakonshme mbulon 130 kilometra katrorë të kënetës në formë tepihu të kuq dhe vjollcë.
Në vend janë më shumë se 260 lloje zogjsh dhe 399 lloje të kafshëve të tjera. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/BKv70z2jkHt/?utm_source=ig_embed
