Kean kryen testet mjekësore, zyrtarizimi çështje orësh

Sulmuesi Moise Kean ka kryer me sukses testet mjekësore te Juventus.

Sport

29/08/2021 17:11

Pas largimit të Crsitiano Ronaldos, që iu bashkua Manchester Unitedit, Juventus menjëherë e gjeti zëvendësuesin duke arritur marrëveshje me italianin, transmeton lajmi.net.

Pas marrëveshjes me Evertonin për huazim, Kean ka kryer me sukses testet mjekësorë, derisa ka mbetet vetëm të bëhet zyrtare.

Por, kjo nuk është e tëra, ngase Juventus është në ‘sulm’ edhe për një mesfushor.

Miralem Pjanic dhe Axel Witsel janë në listën e “Bianconerëve”, por ende s’ka asnjë ofertë zyrtare./Lajmi.net/