KB Rahoveci aplikon në garën e madhe evropiane
Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Rahoveci edhe zyrtarisht ka aplikuar për të garuar në FIBA Europe Cup.
Sport
‘Vreshtarët’ kishin aplikuar edhe për Basketball Champions League, por meqenëse nuk do të jenë pjesë e kësaj gare, tashmë ata kanë paraqitur zyrtarisht kërkesën për të garuar në FIBA Europe Cup.
Kjo do të ishte pjesëmarrja e tyre e parë në garat evropiane.
Në edicionin e kaluar, Rahoveci ishte nënkampion i Kosovës, derisa kishte organizuar edhe Kupën e Kosovës në basketboll, duke arritur deri në finale, si dhe inauguroi palestrën, ku punimet kishin zgjatur më shumë se një dekadë.
Z Mobile Prishtina në edicionin e kaluar kishte arritur në mesin e 16 skuadrave më të mirë të FIBA Europe Cup. /Lajmi.net/