Kartoni i kuq i Di Maria – lojtari mungon ndaj Milan

Angel Di Maria mungon ndaj Milan. Ylli argjentinas, Di Maria u ndëshkua me karton të kuq gjatë vikendit të kaluar, në ndeshjen që Juventus e humbi ndaj Monza. Anësori i Juve goditi me bërryl kundërshtarin e tij, në një moment tensioni ku ai u tradhtua nga nervat. Si pasojë, komisioni disiplinor ka vendosur ta dënojë…

Sport

21/09/2022 08:21

Angel Di Maria mungon ndaj Milan.

Ylli argjentinas, Di Maria u ndëshkua me karton të kuq gjatë vikendit të kaluar, në ndeshjen që Juventus e humbi ndaj Monza.

Anësori i Juve goditi me bërryl kundërshtarin e tij, në një moment tensioni ku ai u tradhtua nga nervat.

Si pasojë, komisioni disiplinor ka vendosur ta dënojë Di Marian me dy ndeshje mos-lojë, përcjell lajmi.net.

Kjo nënkupton që ish-anëtari i PSG s’mund ta ndihmojë skuadrën e tij në ndeshjen derbi ndaj Milan.

Po ashtu, Di Maria nuk do të jetë gati as për ndeshjen ndaj Bologna.

Di Maria pritet të jetë një mungesë goxha e rëndësishme për planet e Massimiliano Allegri. /Lajmi.net/