Kapiteni i Watford: Tyson Fury ishte frymëzimi për ta mposhtur Liverpoolin
Kapiteni i Watford Troy Deeney thotë se skuadra e tij mori frymëzim nga Tyson Fury përpara fitores së tyre shokuese 3-0 ndaj Liverpool të premten.
Sport
Fury mposhti Deontay Wilder fundjavën e kaluar, kur pas një agresiviteti të madh detyroi amerikan të hidhte peshqirin në raundin e shtatë.
E duket se fitorja e Watford erdhi pikërisht nga ky meç, me lojtarët që u frymëzuan falë boksierit britanik, përcjell lajmi.net.
“U frymëzuam nga meçi i Tyson Fury”, i tha Deeney shtypit pas ndeshjes.
“Ne shkuam me plot pasion këtë ndeshje. Ne ishim mirë dhe kundërshtari nuk ishte në ditën e tyre”.
“Le të mos themi se ishin në maksimumin e tyre. Ne shfrytëzuam shanset tona dhe nuk di çfarë të them më shumë. Unë nuk dua të jem mosrespektues ndaj tyre”, u shpreh ai. /Lajmi.net/