Kane i hapur për ribashkimin me Pochettinon te Man United
Sulmuesi Harry Kane raportohet se ka interesim për t'u bashkuar me ish-trajnerin e Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino në Manchester United.
Sport
Dyshja u lidhën të dy me lëvizje në “Old Trafford” gjatë verës dhe pas largimit të Ole Gunnar Solskjaer në nëntor, trajneri i Paris Saint-Germain Pochettino është përsëri në garë për të marrë stolin e klubit anglez në verë, transmeton lajmi.net.
Sipas “The Telegraph”, “Djajtë e Kuq” janë të prirur të sjellin ish-trajnerin e Tottenhamit dhe Kane, me kapitenin e Anglisë që thuhet se po konsideron ndryshimin.
Me marrjen e Ralf Rangnick si trajner i përkohshëm në “Old Trafford” deri në fund të sezonit, bordi i Manchester United thuhet se e ka identifikuar argjentinasin së bashku me trajnerin e Ajaxit, Erik ten Hag si kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin për sezonin e ri.
Pasi u largua nga Tottenham në fillim të sezonit 2019-20, Pochettino ishte i lidhur vazhdimisht me pozitën e kryetrajnerit të Manchester United përpara se të merrte drejtimin në Paris, në të cilin ka siguruar një titull në Kupën e Francës, por dështoi në garën për titull të Ligue 1 sezonin e kaluar.
Ndërkohë, Kane e gjen veten në pesë gola në Premierligë për klubin londinez këtë sezon, ndërkohë vazhdon të kërkohet nga Man United dhe Man City./Lajmi.net/