Kampioni që iku nga shkolla

Stanislas Wawrinka befasoi botën e tenisit duke fituar Grand Slam turneun në Australian Open. Jo vetëm se hyri në garë si bartës i tetë me epitetin e autsajderit, në rrugëtimin drejt triumfit ai eliminoi Novak Djokovicin në gjysmëfinale e pastaj në finalen e madhe mposhti Rafael Nadalin në katër sete, 6:3, 6:2, 3:6, 6:3. Zvicerani…

Sport

27/01/2014 11:53

Stanislas Wawrinka befasoi botën e tenisit duke fituar Grand Slam turneun në Australian Open.

Jo vetëm se hyri në garë si bartës i tetë me epitetin e autsajderit, në rrugëtimin drejt triumfit ai eliminoi Novak Djokovicin në gjysmëfinale e pastaj në finalen e madhe mposhti Rafael Nadalin në katër sete, 6:3, 6:2, 3:6, 6:3.

Zvicerani ka hyrë në histori si tenisti i parë pas 20 vjetësh që arriti të mposht dy bartësit e parë në Grand Slam, dhe u shpërblye me 2.65 milionë dollarë, dhe pozitën e tretë në renditjen botërore në listën e ATP’së.

Por, detajet e biografisë së tij i di pak kush, për dallim se më herët nuk kishte shënuar ndonjë sukses të kësaj natyre. Ai fitoi garën Umag më 2006 duke mposhtur në finale Novak Djokovicin e pastaj zhvilloi edhe pesë turne të tjera, dhe iu desh të arrinte në vitin 2014 për të shijuar suksesin në një Grand Slam turne.

Por, një veçanti e tij është se vëllai i tij Jonathan ia mësoi tenisin ndërsa nga mosha 15-vjeç ai e braktisi shkollën duke iu përkushtuar tenisit. Është i martuar dhe ka një vajzë, kurse gruaja e tij quhet Ilhan.

Obligimet familjare nuk e parandalojnë që t’i përkushtohet maksimalisht tenistit, për më tepër, edhe vetë ka thënë se i japin motiv shtesë për sukses.