Kampioni i parave

Fituesi i Kampionatit botëror 2014 do të përfitojë 21.4 milionë funte. FIFA ka njoftuar se ka rritur shpërblimin për kampionin e ardhshëm të botës, derisa përgatitet për shortin e së premtes në Bahia, të Brazilit. Totali i fondeve në dispozicion për garën më të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar që do të fillojë më 12 qershor…

Sport

05/12/2013 19:20

Fituesi i Kampionatit botëror 2014 do të përfitojë 21.4 milionë funte. FIFA ka njoftuar se ka rritur shpërblimin për kampionin e ardhshëm të botës, derisa përgatitet për shortin e së premtes në Bahia, të Brazilit.

Totali i fondeve në dispozicion për garën më të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar që do të fillojë më 12 qershor të vitit të ardhshëm është rritur në 352.25 milionë funte (nga 256.85) sa ishte në Afrikën e Jugut katër vjet më parë.

Fituesi, përveç trofeut do të marrë me vete edhe paratë kurse finalisti tjetër do të ngushëllohet me 15.29 milionë funte. Skuadra që përfundon e treta do të përfitojë 8.56 milionë funte.

Pa u shpërblyer nuk do të mbeten as ekipet që kualifikohen për në rrethin e dytë nga 5.5 milionë për secilën, kurse edhe ekipet që dështojnë të kalojnë grupin do të marrin me vete në shtëpi nga 4.89 milionë euro.

Secili ekip ka marrë nga 920 mijë funte për fazën e përgatitjeve që zbatohet në planifikim, hotele dhe udhëtim.