Kamerat kapin momentin kur Gattuso ia ‘prish’ fytyrën Rrahmanit për ta motivuar

Atalanta sonte (e diele) mposhti Napolin me rezultat bindës 4 - 2.

Sport

21/02/2021 20:20

Në këtë ndeshje nga minuta e parë ishte edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, shkruan lajmi.net.

Edhe pse kishte mundësi ta zëvendësonte, njësoi si secilin lojtar, trajneri Gennaro Gattuso e la të zhvillonte ndeshjen e plotë.

Mirëpo, në fundin e ndeshjes, kamerat kanë kapur momentin, kur Gattuso ia ‘prish’ fytyrën Rrahmanit.

Disa media italiane, raportojnë se tekniku italian më pas e përqafoi kosovarin, derisa shumica e mediave të tjera e shohin si akt skandaloz.

Por, në një video nga ESPN, shihet qartë se Gattuso më pas përqafoi yllin e Kosovës, duke konfirmuar se dyshja kanë raporte të mira dhe ishte për ta motivuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ESPN FC (@espnfc)

Kjo nuk është hera e parë që Gattuso bën këto lloj sjellësh me lojtarët, ngase njihet si trajner që zemërohet shumë kur lojtarët bëjnë gabime./Lajmi.net/

https://twitter.com/SerieA_Goleador/status/1363557677897547778