Ka vendosur Higuain, ja ku dëshiron të luajë
Gonzalo Higuain ka vendosur përfundimisht rreth të ardhmes së tij.
Merkato
Gonzalo Higuain i ka bërë me dije Milanit se dëshiron të largohet qysh në këtë afat kalimtar.
Sulmuesi argjentinas është aktualisht i huazuar te rosonerët nga Juventus për 18 milionë euro me një opsion për ta blerë, përcjell lajmi.net.
Higuain po kërkohet nga Chelsea i Sarrit, por që duhet pritur edhe vendimin e Juventusit.
‘Zonja e Vjetër’ kërkon 36 milionë euro nga shitja e argjentinasit, pasi tashmë ka marrë 18 milionë, ndrysa Alvaro Morata do të huazohej te Milani.
Higuain e ka dorëzuar kërkesën për largim nga rosonerët, pasi e dëshiron transferimin te Chelsea. /Lajmi.net/