Juventusi të interesuar për mbrojtësin e PSG-së, Bernat

Juventusi kërkon shërbimet e mbrojtësit, Juan Bernat. Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, gjigantët e Serie A Juventus janë të etur për nënshkrimin e mbrojtësit të majtë të Paris Saint-German, Juan Bernat në afatin kalimtar të janarit, përcjell lajmi.net. Me Nuno Mendes që fillon rregullisht si mbrojtës i majtë i klubit që nga sezoni i kaluar, koha…

Sport

25/09/2022 15:41

Juventusi kërkon shërbimet e mbrojtësit, Juan Bernat.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, gjigantët e Serie A Juventus janë të etur për nënshkrimin e mbrojtësit të majtë të Paris Saint-German, Juan Bernat në afatin kalimtar të janarit, përcjell lajmi.net.

Me Nuno Mendes që fillon rregullisht si mbrojtës i majtë i klubit që nga sezoni i kaluar, koha e lojës së 29-vjeçarit është zvogëluar, gjë që mund ta shtyjë atë të largohet nga klubi dhe t’i bashkohet skuadrës italiane.

Bernat ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2025 dhe sipas ‘Transfermarkt’ vlerësohet me 12 milionë euro./Lajmi.net/