Juventusi nis epokën e re pa Ronaldon ndaj Empolit, formacionet e mundshme

Skuadra e Juventusit përballet me Empolin.

Sport

28/08/2021 11:18

Juventusi pret Empoli sonte nga ora 20:45 në kuadër të xhiros së dytë të Serisë A, shkruan lajmi.net.

Së fundmi nga ekipi vendas u larguar nga Cristiano Ronaldo, dhe ky duel do të jetë fillimi i një epoke e re te gjiganti italian pa portugezin në ekip.

“Bianconerët”, nuk e nisën mirë edicionin e ri pasi barazuan 2-2 kundër Empolit në ndeshjen hapëse, por sonte synojnë këndelljen edhe vetëm fitorja është rezultat që do të kënaqte Massimiliano Allegrin.

Në anën tjetër Empoli në xhiron e parë u mposht nga Lazioi 3-1, kurse sot synon befasinë dhe të marr të paktën një pikë në shtëpi.

Pritet një përballje e lehtë në letër për “Zonjën e Vjetër”, megjithatë mbetet të shihet nëse Empoli ka forcë të bëjë diçka në këtë duel.

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Sandro; Bentancur, Locatelli, Bernardeschi; Chiesa, Morata, Dybala

Foramcioni i mundshëm i Empolit: Vicario; Stojanovic, Ismajli, Romagnoli, Marchizza; Ricci, Stulac, Bandinelli; Bajrami; Mancuso, Cutrone /Lajmi.net/