Juventusi i “çmendur” pas Zhegrovës, e poston rregullisht në Facebook

Pas zyrtarizimit të transferimit të Edon Zhegrovës te Juventusi, klubi italian ka nisur ta promovojë rregullisht futbollistin nga Kosova në rrjetet sociale, veçanërisht në Facebook, duke treguar entuziazëm të madh për përforcimin e ri. Faqja zyrtare e “Zonjës së Vjetër” ka shpërndarë disa herë postime me pamje dhe video të Zhegrovës gjatë stërvitjeve, prezantimit dhe…

Sport

03/09/2025 21:02

Pas zyrtarizimit të transferimit të Edon Zhegrovës te Juventusi, klubi italian ka nisur ta promovojë rregullisht futbollistin nga Kosova në rrjetet sociale, veçanërisht në Facebook, duke treguar entuziazëm të madh për përforcimin e ri.

Faqja zyrtare e “Zonjës së Vjetër” ka shpërndarë disa herë postime me pamje dhe video të Zhegrovës gjatë stërvitjeve, prezantimit dhe momenteve të para si pjesë e ekipit bardhezi, raporton lajmi.net

Ky interesim i veçantë për sulmuesin anësor nga Prishtina, tregon se Juventusi po e sheh si një nga prurjet më të rëndësishme të merkatos verore dhe synon ta bëjë një figurë kyçe në repartin ofensiv./Lajmi.net/