Juventus nervozon tifozët

Përveç humbjes nga Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve, tifozëve të Juventusit nuk u ka pëlqyer fanella me ngjyrë të gjelbër me të cilën u paraqit ekipi në Vicente Calderon.

Sport

02/10/2014 21:10

Ndoshta edhe për faktin se ka humbur por Juventus i ka nervozuar tifozët e tij me fanellën me ngjyrë të gjelbër me të cilën luajti kundër Atletico Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Nëse përcillni rrjetet sociale, në shumicën e fotografive të ndeshjes së mbrëmshme, do të shihni komente kritike për fanellën me ngjyrë të pazakonshme me ato që identifikohet gjiganti torinez.

“Fanella e Shrek”, ose “Uniforma e gjyqtarëve” janë disa prej komenteve.

Por, fanella në fjalë është prezantuar si e treta nga Juventus dhe me siguri se do të përdoret fare pak.