Juventus në ‘shënjestër’ për 34 milionë euro borxhe të padeklaruara

Skuadra e Juventus mund të përballet me një tjetër dënim të rëndë. Skuadra më e mirë e dekadës së fundit në Itali, Juventus mund të kthehet përsëri në Serie B ose në rastin më të keq në Serie C. Gjatë kësaj jave, bordi i drejtorëve të Juventus dha dorëheqjen, në krye me Agnelli e Nedved.…

Sport

30/11/2022 12:59

Skuadra e Juventus mund të përballet me një tjetër dënim të rëndë.

Skuadra më e mirë e dekadës së fundit në Itali, Juventus mund të kthehet përsëri në Serie B ose në rastin më të keq në Serie C.

Gjatë kësaj jave, bordi i drejtorëve të Juventus dha dorëheqjen, në krye me Agnelli e Nedved. Mediat në Italia tashmë po zbulojnë prapaskenat.

‘La Repubblica’ shkruan se ‘Guardia di Finanza’ po vazhdojnë të gërmojnë në dokumentet financiare të Juventus, përcjell lajmi.net.

Aty thuhet të jenë zbuluar rreth 34 milionë euro borxhe të padeklaruara.

Policia financiare italiane po shikon dokumente të ndryshme nga klubi torinez, përfshirë bilancet, të dhënat private dhe marrëveshjet e shitblerjes së lojtarëve, duke i shqyrtuar nga afër për ndonjë shenjë keqpërdorimi.

Mbetet të shihet se si do të vazhdojë ky proces. /Lajmi.net/