Juventus monitoron situatën e Pulisic

Skuadra e Juventus ka filluar të mendojë për përmirësime në repartin ofensiv. ‘Zonja e Vjetër’ është në një krizë rezultatesh. Produktiviteti mungon dhe kjo ka bërë që skuadra të nis kërkimet për alternativa për sulmin. Sipas ‘Calciomercato’, Juventus janë të interesuar në anësorin e Chelsea, Christian Pulisic, përcjell lajmi.net. Skuadra ka zhvilluar negociatat preliminare me…

Sport

26/09/2022 22:09

Skuadra e Juventus ka filluar të mendojë për përmirësime në repartin ofensiv.

‘Zonja e Vjetër’ është në një krizë rezultatesh. Produktiviteti mungon dhe kjo ka bërë që skuadra të nis kërkimet për alternativa për sulmin.

Sipas ‘Calciomercato’, Juventus janë të interesuar në anësorin e Chelsea, Christian Pulisic, përcjell lajmi.net.

Skuadra ka zhvilluar negociatat preliminare me agjentin e lojtarit.

Kontrata e amerikanit me Chelsea skadon në vitin 2024.

Nëse Juve e do kartonin e tij gjatë verës së ardhshme, Chelsea thuhet se mund ta shesin për 35 milionë euro. /Lajmi.net/