Juventus fiton ndaj Bolognas, mban kreun e tabelës edhe pas 8 xhirove
Skuadra e Juventus ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së tetë të Serie A.
Sport
Lojtarët e Maurizio Sarri kanë mposhtur Bolognan me rezultatin 2:1, shkruan lajmi.net.
Ishte një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, Cristiano Ronaldo, ai i cili hapi serinë e golave në këtë takim interesant, kur në minutën e 19’ dërgoi topin në rrjetë.
Skuadra mysafire reagoi shpejtë në minutën e 26’, për të barazuar shifrat falë golit të Danilo.
Mirëpo, për të siguruar tri pikët e rëndësishme, Juve shënoi e dhe një herë në pjesën e dytë, me anë të Miralem Pjanic, në minutën 54’.
Me këtë fitore, Juve numëron 22 pikë në krye të tabelës, kurse Bologna ka 9 pikë në pozitën 10 të tabelës. /Lajmi.net/