Juventus do të luajë pa gjashtë futbollistë ndaj Napolit

Nesër Juventusi përballet me Napoli.

Sport

10/09/2021 15:42

Napoli dhe Juventusi do të ballafaqohen nesër nga ora 18:00, transmeton lajmi.net.

‘Bianconerët’ në këtë ndeshje do të jenë pa gjashtë futbollistë shumë të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për Paulo Dybala, Danilo, Alex Sandro, Rodrigo Bentancur, Juan Cuadrado që ishin në grumbullum me Kombëtaret, ndërsa Federico Chiesa është i lënduar.

Mungesat e këtyre futbollistëve i ka konfirmuar edhe trajenri Massimiliano Allegri në konferencën për shtyp.

“Ndeshja e nesërme do të jetë e bukur kundër një skuadre të fortë. Napoli ka fituar dy ndeshjet e para, kështu që na pret një përballje e vështirë”.

“Unë vendosa t’i lë futbollistët e Amerikës së Jugut në shtëpi sepse ata do të kthehen shumë vonë. Cuadrado ishte i vetmi që mund të ishte bashkuar me ekipin, por ai vuajti nga gripi i stomakut. Ai as nuk është kthyer në Itali. Ai është akoma në Kolumbi për t’iu nënshtruar disa ekzaminimeve mjekësore”, tha Massimiliano Allegri.

Mbetet të shihet se si do të luajnë ‘Bianconerët’ pa futbollistët kryesorë. /Lajmi.net/