Juve e shfrytëzon rastin, e transferon yllin e Barcelonës

Juventus po planifikon të shfrytëzojë transferimin e mundshëm të Matthijs de Ligt.

Sport

16/04/2019 16:57

Kapiteni i Ajax është cak i shumë skuadrave të mëdha të Evropës, përfshirë edhe Barcelonën, e cila muaj më parë ka transferuar talentin holandez, Frankie de Jong.

Transferimin e mundshëm të De Ligt te Barcelona, po mendon ta shfrytëzojë më së miri Juventus.

‘AS’ shkruan se ‘Zonja e Vjetër’ dëshirojnë transferimin e Samuel Umtitit, përcjell ‘lajmi.net’.

Reprezentuesi i Francës rrezikon të humbas vendin e titullarit, dhe një kalim në Serie A do të ishte e mirëseardhur.

25 vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga viti 2016, dhe në 61 paraqitje në La Liga ka shënuar dy gola./Lajmi.net/