Jovic prezantohet te Reali: Jam njeriu më i lumtur në botë

Nënshkrimi i ri i Real Madridit, Luka Jovic u prezantua në 'Santiago Bernabeu' të mërkurën në mesditë, dhe ai ishte shumë i lumtur që më në fund do ta vesh fanellën e Los Blancos.

Sport

12/06/2019 14:15

Para prezantimit, 21-vjeçari eci nëpër dhomën e trofeve të klubit mbretëror, që mban 13 trofe të Ligës së Kampionëve, dhe më pas shkoi për të parë në fushën e Bernabeut.

I veshur në mënyrë elegante me një kostum blu, Jovic shikonte një video të disa prej golave të tij më të mirë dhe udhëtimin e tij që kur debutoi para se presidenti Florentino Perez të futej në skenë, përcjell lajmi.net.

“Ne kemi përpara nesh një nga sulmuesit më të mëdhenj të Evropës, që po përmbush ëndrrën e tij [për t’u bashkuar me Realin]”, tha Perez.

“Faleminderit që keni zgjedhur këtë ekip”.

Më pas ishte radha e Luka Jovic të dilte në skenë për të thënë disa fjalë.

“Unë jam njeriu më i lumtur në botë për të nënshkruar një kontratë me këtë klub të madh”, tha ai.

“Do të jap gjithçka për të ndihmuar Real Madridin të fitojë trofe”. /Lajmi.net/