Joshua i lënduar i bashkohet protestës në Watford, ka një mesazh të fuqishëm

Anthony Joshua i është bashkuar protestës ‘Black Lives Matter’ në qytetin e Watfordit.

Sport

06/06/2020 19:31

Boksieri britanik është i lënduar, por kjo nuk e ka penguar atë që të marshojë për barazinë racore.

Madje, boksieri ka dhënë edhe një mesazh të fuqishëm për të pranishmit që ishin aty.

“Ne nuk mund të vazhdojmë të ulemi më dhe të qëndrojmë në heshtje ndaj këtyre vrasjeve pa sens”, ka thënë kampioni i peshave të rënda, transmeton lajmi.net.

Joshua ka në kalendar duelin me Kubrat Pulev, por lëndimi i tij mund ta pengojë atë.

Kujtojmë se protesta ‘Black Lives Matter’ gjeti përkrahje sot edhe në Bundesliga. /Lajmi.net/