Obama dhe Biden mbështesin peticionin ku kërkohet ndalimi i armëve nga pronësia civile
Zëvendës presidenti amerikan Joe Biden gjatë ditës së sotme u ka dërguar mesazh njerëzve që, në prag të sulmit tragjik në Orlando, nënshkruan një peticionin sipas të cilit i bënë thirrje qeverisë për të ndaluar tipat e armëve AR-15-tipit nga pronësia civile, transmeton lajmi.net
Bota
Mesazhi dërguar njerëzve nga Joe Biden:
Presidenti dhe unë pajtohemi me ju. Sulmi me armë dhe revistat e kapacitetit të lartë (është një ligj që ndalon ose kufizon ndryshe revistat më armë të zjarrit që mund të mbajnë më shumë se një numër të caktuar të municioneve” duhet të ndalohen nga pronësia civile.”
Gjatë disa viteve të fundit, ne kemi shikuar si të shtënat e reja të tmerrshme kanë zëvendësuar ato të mëparshme si vdekjeprurëse në historinë e vendit tonë, transmeton lajmi.net
Ne kemi zhvilluar fushatë pas fushate për ta kthyer dhimbjen tonë në veprim. Ky rast do të jetë njëri nga ata që do të duhej të diskutohet në Kongres, i cila duhet të veprojë në fund të fundit. Ne kemi përdorur frazat të tilla si ‘Tani është momenti’. Stop dhunës me armë. Mjaftë është mjaftë./Lajmi.net