Jeni një person introvert? Ja cilat janë përfitimet!
Jeni një person introvert? Atëherë mësoni se cilat janë përfitimet nga ky lloj personaliteti.

Lifestyle
Personaliteti introvert është i mbyllur në vete, i matur e shikon botën subjektivisht, i tërhequr dhe nuk ka besim te të tjerët. Por, siç duket ka disa përfitime shëndetësore nga ky lloj personaliteti.
Hulumtues nga gjithë bota kanë hulumtuar personat e tillë dhe kanë studiuar edhe shëndetin e tyre. Këto janë mënyrat se si ndikon ky lloj personaliteti në jetën tuaj:
Shanse më të vogla të obezitetit
Në një studim interesant, hulumtuesit në Cornell Food dhe Brand Lab i testuan të ushqyerit e personave me këtë personalitet. Përderisa përdornin gota të mëdha, fëmijët i kishin servuar vetës 33% më shumë qumësht se sa shokët e tjerë të klasës me personalitet ndryshe. Hulumtuesit thonë se personaliteti introvert ndihmon që njerëzit të shmangin ngrënien e tepërt në shumë raste, transmeton Lajmi.net.
Një përparësi në udhëheqje
Në vitin 2012, hulumtues të shumtë kishin gjetur se udhëheqësit introvert janë në gjendje që shpesh të japin rezultate më të mira se udhëheqësit e tjerë, për shkak që në vend se të promovojnë ide të kota, ata janë më të prirë për të qenë më të talentuar dhe me ide më të mira.
Rrezik më të ulët nga ndonjë aksident
Introverti, i cili ka tendecë që njëherë të mendojë pastaj të flasë, është më pak i prirë që të pijë shumë alkool. “Problemet me alkool dhe aksidentet – këto u ndodhin më shumë njerëzve të cilët janë më të orientuar nga jashtë”, thotë Helgoe, një psikolog.
Hapësirë për krijimtari
Introvertët, duke mos i dhënë shumë rëndësi dhe duke mos u ndikuar shumë nga ajo çfarë bëjnë të tjerët, kanë një hapësirë më të madhe për krijimtarinë e tyre. Psikologët sugjerojnë se introvertët mund të jenë më shumë kreativ se të tjerët, sepse ata ndjehen më shumë rehat kur e kalojnë kohën vetëm, një arsye që ndikon në kreativitet, transmeton Lajmi.net.
Fuqi për të menduar më thellë
Imazhet e studimit të trurit tregojnë se gjatë përpunimit të stimulimit, introvertët kanë më shumë aktivitet në zonat e trurit ku përpunohen informacionet, duke bërë që ata të mendojnë më shumë dhe t’i zgjedhin problemet më lehtë. “Një introvert i cili është i qetë në një takim mund të jetë duke marrë gjithçka në dorë, duke bërë lidhje mendore dhe përpunime më të thella”, thotë Helgoe.
Dhe, për më tepër, studimet e shumta kanë gjetur se ata të cilët kanë këtë personalitet janë më të prirë që të kenë një shëndet më të mirë.