Jehona Lushaku viziton Bundestagun gjerman, takohet me deputetin Peter Beyer: Diskutuam për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku po qëndron për vizitë në Bundestagun gjerman. Ajo ka thënë se në çdo vizitë të saj aty, e ndien afërsinë dhe përkushtimin e miqve gjermanë ndaj Kosovës. “Edhe kësaj radhe, pata kënaqësinë të takohem me deputetin Peter Beyer, me të cilin diskutuam për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë,…

Lajme

04/11/2026 10:15

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku po qëndron për vizitë në Bundestagun gjerman.

Ajo ka thënë se në çdo vizitë të saj aty, e ndien afërsinë dhe përkushtimin e miqve gjermanë ndaj Kosovës.

“Edhe kësaj radhe, pata kënaqësinë të takohem me deputetin Peter Beyer, me të cilin diskutuam për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për avancimin e rrugës sonë drejt integrimit evropian. Gjermania vazhdon të mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, me vullnet të qartë për ta mbështetur shtetin tonë dhe të ardhmen tonë evropiane”, ka shkruar Lushaku.

Ajo ka thënë se mbështetja e miqve tanë kërkon përgjegjësi nga ne.

“Kosova duhet të dëshmojë se di ta forcojë shtetin e saj përmes demokracisë, sundimit të ligjit dhe mirëqeverisjes. Besimi i partnerëve tanë ndërtohet e ruhet me punë, seriozitet dhe përgjegjësi institucionale”, ka shtuar Lushaku. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: