Javë vendimtare në Kuvend – Zgjidhet Haxhiu kryetare, Kurti nis mandatin e tretë, miratohen marrëveshje milionëshe dhe votohet Rezoluta për Specialen
Gjatë kësaj jave janë zhvilluar disa seanca të rëndësishme në Kuvendi i Kosovës, ku u konstituua legjislatura e re, u zgjodhën organet drejtuese të Kuvendit, u votua Qeveria e re dhe u miratuan një sërë projektligjesh me rëndësi financiare dhe ndërkombëtare. Konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e kryesisë Në seancën konstituive u formua Komisioni i…
Lajme
Gjatë kësaj jave janë zhvilluar disa seanca të rëndësishme në Kuvendi i Kosovës, ku u konstituua legjislatura e re, u zgjodhën organet drejtuese të Kuvendit, u votua Qeveria e re dhe u miratuan një sërë projektligjesh me rëndësi financiare dhe ndërkombëtare.
Konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e kryesisë
Në seancën konstituive u formua Komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve, deputetët bënë betimin dhe më pas u zgjodh kryetarja e re e Kuvendit. Në krye të legjislativit u zgjodh Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.
Nënkryetarë të Kuvendit u zgjodhën: Ardian Gola (VV), Vlora Çitaku (PDK), Kujtim Shala (LDK), Slavko Simiq (Lista Serbe) dhe Emilja Rexhepi (nga komuniteti multietnik joserb).
Albin Kurti nis mandatin e tretë
Në seancën e jashtëzakonshme plenare u votua Qeveria e re e Republikës së Kosovës, me Albin Kurtin si kryeministër, duke shënuar mandatin e tij të tretë në krye të ekzekutivit.
Kabineti i ri qeveritar përfshin:
-
Zv. Kryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca
-
Zv/kryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla
-
Zv/kryeministër për çështje të pakicave dhe bashkëpunim – Fikrim Damka
-
Ministër i Financave – Hekuran Murati
-
Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare – Andin Hoti
-
Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci
-
Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla
-
Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulëzon Jagxhiu
-
Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia
-
Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrullah Çeku
-
Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci
-
Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani
-
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi
-
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli
-
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja
-
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha
-
Ministër i Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane – Mimoza Kusari
-
Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli
-
Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq
-
Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri
Miratohen marrëveshje financiare projektligje të rëndësishme dhe një Rezolutë
Puna e Kuvendit fillimisht nisi me miratimin e Rezolutës për Gjykatën Speciale.
Kuvendi i Kosovës e miratoi me 90 vota një rezolutë përmes së cilës ka kërkuar nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, që të ushtrojë proces gjyqësor të drejtë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim, pasi një kërkesë e tyre për të shtuar një pikë, në lidhje me vrasjet politike, në përmbajtje nuk u pranua.
Në prezantimin e përmbajtjes, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se rezoluta është hartuar nga ekspertë të pavarur.
Gjatë javës, Kuvendi miratoi edhe disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me Bashkimin Evropian si Plani i Rritjes, ku Kosova përfiton 882 milionë euro dhe disa marrëveshje të tjera, që përfshijnë mbështetje financiare për reforma, rritje ekonomike, efektivitet fiskal, zhvillim të gjelbër, shëndetësi dhe edukim në fëmijërinë e hershme.
Po ashtu, u shqyrtua dhe u plotësua vendimi për përbërjen e komisioneve parlamentare, si dhe u miratua zgjatja buxhetore për muajin mars.
Çka pritet javën e ardhshme?
Të hënën vazhdon seanca e jashtëzakonshme në Kuvend, në rend dite Projektligji për Buxhetin 2026
Të hënën do të vazhdojë seanca e jashtëzakonshme plenare në Kuvendi i Kosovës, ku deputetët pritet të shqyrtojnë në lexim të parë Projektligjin nr. 10/L-001 për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Seanca do të mbahet në Sallën e seancave, me fillim nga ora 10:00. Kjo pikë u diskutua të hënën, por me kërkesë të opozitës, u vendos që të shtyhet për të hënën që të ketë hapsirë për rishikim të buxhetit të propozuar nga Qeveria e Kosovës./lajmi.net/