James Harden mbetet jashtë ndeshjes ndaj Buck shkaku i lëndimit

James Harden nuk do të mund të paraqitet ndaj Milwaukee Bucks.

Sport

10/06/2021 08:18

Basketbollisti i Brooklyn Nets, James Harden, nuk do të jetë në gjendje të rikuperohet nga lëndimi dhe do të jetë jashtë sfidës ndaj Milwaukee Bucks në kuadër të “Play Off-it”, shkruan lajmi.net.

Këtë e konfirmoi edhe trajneri i Nets, Steve Nash.

“Jamesi do ta humb ndeshjen e tretë por ai është duke progresuar mirë, kështu që jemi optimistë që ai do të kthehet në njëfarë pike, por nuk kemi vendosur ndonjë datë ende”, deklaroi Nash.

Për Nets kohëve të fundit janë rikuperuar lojtarët si Blake Griffin, Joe Harris dhe Mike James dhe ia kanë dalë për të mbështetur Kevin Durantin dhe Kyrie Irving në fazën e sulmit./Lajmi.net/