Jahjaga: Vendosni maskën dhe votoni sot për të ardhmen
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, ajo iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Postimi i plotë:
Sot shfrytëzova të drejtën time për të votuar dhe i bëj thirrje secilit prej jush, qytetarëve të Kosovës, ta shfrytëzoni këtë të drejtë dhe t’i votoni kandidatët e juaj të preferuar për Kuvendin e Kosovës!
Zgjedhjet e lira dhe të drejta janë element kyç i sistemit demokratik të cilin synojmë ta zhvillojmë dhe ta forcojmë edhe më tej.
Vendosni maskën dhe votoni sot për të ardhem që doni ta keni nesër! /Lajmi.net/
