Ja pse Plisat mungojnë në finalen Sigal Prishtina – KB Peja (FOTO)
Sigal Prishtinës i duhet të sfidojë KB Pejën në finalen e Kupës së Kosovës pa Plisat.
Sport
Tifozët kryeqytetas nuk janë të pranishëm në palestrën ‘Minatori’ për të mbështetur Sigal Prishtinën në finalen e Kupës së Kosovës.
Në njoftimin e bërë në faqen e tyre në Facebook, Plisat sqarojnë se nuk kanë udhëtuar për në Mitrovicë, shkaku i mungesës së transportit.
“Njoftim:Per shkak te transportit neve na u pa mundesua udhetimi ne Mitrovice. Duam fitore”, thuhet në njoftimin e Plisave, përcjell lajmi.net.