Iu gjet një armë pa leje, arrestohet një person në Viti

Një person në Viti është arrestuar nga policia, sot në mesditë. Kjo pasi të njëjtit i është gjetur një revole TT M-57 e kalibrit 7.62, një karikator dhe tetë fishekë pa leje. “I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është…

Lajme

23/01/2024 16:15

Një person në Viti është arrestuar nga policia, sot në mesditë.

Kjo pasi të njëjtit i është gjetur një revole TT M-57 e kalibrit 7.62, një karikator dhe tetë fishekë pa leje.

“I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, rast i cili do të procedohet në Prokurorinë themelore në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.