Trump për Nënë Terezën: Ajo përfaqësonte më të mirën tek secili prej nesh
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte vlerësuar lart figurën dhe veprën e Nënë Terezës, duke e cilësuar atë si një grua të shenjtë dhe të devotshme. Në një deklaratë të bërë me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, Trump tha se ajo kishte ndihmuar të uriturit, të pastrehët dhe njerëzit në nevojë, duke…
Bota
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte vlerësuar lart figurën dhe veprën e Nënë Terezës, duke e cilësuar atë si një grua të shenjtë dhe të devotshme.
Në një deklaratë të bërë me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, Trump tha se ajo kishte ndihmuar të uriturit, të pastrehët dhe njerëzit në nevojë, duke e cilësuar atë si shembull të humanizmit dhe përkushtimit.
“Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehim të pastrehëve dhe arsimim atyre në nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën tek secili prej nesh.”
Trump kishte shprehur gjithashtu kënaqësinë që katolikët në mbarë botën po bashkoheshin për të nderuar jetën e Nënë Terezës, duke e cilësuar atë si një figurë të veçantë për përulësinë, bujarinë dhe devotshmërinë e saj.
Pwrndryshe, Nënë Tereza u shpall shenjtore në vitin 2016, konkretisht më 4 shtator 2016, nga Papa Françesku në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.