E shtuna me diell dhe temperatura deri në 34 gradë Celsius

Moti gjatë ditës së shtunë, 5 shtator, do të jetë kryesisht me diell, ndërsa në disa zona pritet të ketë edhe vranësira të pakta. Vranësirat do të jenë më të pranishme në viset malore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 29 deri…

Lajme

04/09/2026 23:50

Moti gjatë ditës së shtunë, 5 shtator, do të jetë kryesisht me diell, ndërsa në disa zona pritet të ketë edhe vranësira të pakta. Vranësirat do të jenë më të pranishme në viset malore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 29 deri në 34 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

Era do të fryjë kryesisht e dobët, nga drejtime të ndryshueshme, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.

Në përgjithësi, dita pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe temperatura relativisht të larta për këtë periudhë të vitit./lajmi.net/