Iu fut gjarpri në shtëpi përmes dritares, kështu veprojnë shtëpiakët

Një gjarpër ngeci në një shtëpi, pasi u fut nëpërmjet dritareje pa gjetur ndonjë rrugëdalje për të dalë në ambiente të jashtme.

Fun

09/06/2020 16:16

Qëndrimi i gjarprit për një kohë në prag të dritarës, aty ku edhe arrinte t’iu ekspozonte rrezeve të diellit, mbjelli frikë tek pronari dhe pjesëtarët e familjes së tij.

Kështu, i zoti i shtëpisë u hodh në veprim dhe filloi që ta ndiqte, për t’ia treguar rrugën që të dalë jashtë shtëpisë, shkruan lajmi.net.

Momentet drithëruese janë incizuar nga vetë pronari dhe janë publikuar në faqën zyrtare të videove në ‘Facebook’, të tabloidit britanik ‘Daily Mail’.

Pas përpjekjeve të shumta, pronari ndjekë gjarprin nga shtëpia.

Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë momentin në fjalë. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/DailyMailVideo/videos/549382435727706/