Italia e nis me këmbë të mbarë, triumfon ndaj Finlandës

Kombëtarja e Italisë e ka nisur me fitore rrugëtimin e saj në Euro2020.

Sport

23/03/2019 22:34

Në ndeshjen e parë në eliminatoret e kësaj gare, skuadra e udhëhequr nga Roberto Mancini shënoi fitore me rezultatin 2:0 ndaj Finlandës.

Mjaftoi një gol i hershëm nga Nicolo Barella që t’i siguronte fitoren kombëtares italiane, shkruan lajmi.net. Ky gol erdhi qysh në minutën e 7’ të takimit

Për të vulosur fitoren e skuadrës së Mancinit u përkujdes i riu i Juventus, Moise Kean, në minutën e 74’ të takimit.

Kjo fitore e pozicionon Italinë në vendin e parë me tri pikë, aq sa kanë edhe kombëtaret e Greqisë dhe Bosnjës të cilat gjithashtu shënuan fitore.

Kujtojmë se Italia dhe Finlanda garojnë në kuadër të Grupit J në këto eliminatore. /Lajmi.net/