Ishte pjesë e Barcelonës, ylli i Wolves thotë se do transferohej te Reali
Anësori i Wolves Adama Traore thotë se do të mendonte të bashkohej me Real Madridin, pavarësisht se ishte pjesë e sistemit e të rinjve në Barcelonë.
Sport
23-vjeçari u largua nga Barça dhe, pas kohës në Aston Villa dhe Middlesbrough, është bërë pikë kyçe e skuadrës së Nuno Espirito Santo.
Traore ka qenë i lidhur me një numër të klubeve të mëdha, me Barcën dhe Realin midis tyre. Ndërsa ai thotë se ka vetëm ndjenja pozitive ndaj Barcës, ai pranon se do të duhet të konsideronte të ardhmen e tij nëse Reali bën një ofertë, transmeton lajmi.net.
“Nuk kam pakënaqësi ndaj Barcës, vetëm kujtime të mira, por nëse Real Madrid do të më thërriste unë do të mendoja për atë ofertë në të njëjtën mënyrë nëse do të ishte Barça”, i tha ai Cadena SER.
“Unë kam qenë atje [në Barcelonë] për 10 vjet dhe kam kujtime të shkëlqyera”.
“Kishte disa probleme me klubin, disa keqkuptime, kështu që vendosa të largohem për t’u rritur si lojtar. Është një vendim për të cilin nuk dua të flas”. /Lajmi.net/