Ish futbollisti i Barcelonës, kandidat për trajner të Realit
Michel Laudrup është kandidati më i ri për trajner të Real Madridit, në rast të shkarkimit të Rafael Benitezit.
Sport
Michael Laudrup, ish futbollist i Real Madridit dhe Barcelonës është kandidat i ri për postin e trajnerit në Santiago Bernabeu.
Rafael Benitez është nën presion të madh të shkarkimit pas humbjes 4:0 në “El Clasico”, përcjell “Lajmi.net”.
Mirëpo, mediat spanjolle raportojnë se Laudrup është në mesin e trajnerëve që kanë hyrë të konsideratën e presidentit Florentino Perez.