Ish-deputetja e LDK-së: “Shamia arabe” përfaqëson diskriminimin dhe nënshtrimin e grave

Në debatin për shaminë është përfshirë edhe ish-deputetja e LDK-së, njëherit ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama.

Lajme

02/04/2022 10:05

Kjo e fundit me anë të një postimi në Facebook ka thënë se në lidhje me shaminë, duhet të dihen dy fakte sipas saj, shkruan lajmi.net.

Siç thotë ajo, “shamia arabe” përfaqëson diskriminimin e grave dhe nënshtrimin e tyre.

Gjithashtu, sipas Lamës, ajo përfaqëson mohim të identitetit kombëtar shqiptar. /Lajmi.net/