Ish-deputeti i VV-së, Salihu: Ka një zhgënjim masiv ndaj Lëvizjes Vetëvendosje
Ish deputeti Salih Salihu ka treguar për aktivitetin e tij në Vetëvendosje. Ai ka thënë se në VV ishte kyçur në vitin 2012. Salihu ka thënë se dy vjet pas kishin hy në garë në zgjedhjet nacionale ku kanë arrit edhe të përfaqësohen në Kuvend. “Ka pas një rritje të vogël po…
Lajme
Ish deputeti Salih Salihu ka treguar për aktivitetin e tij në Vetëvendosje.
Ai ka thënë se në VV ishte kyçur në vitin 2012.
Salihu ka thënë se dy vjet pas kishin hy në garë në zgjedhjet nacionale ku kanë arrit edhe të përfaqësohen në Kuvend.
“Ka pas një rritje të vogël po jo shumë të ndjeshme. Më pastaj rritja më masive ka pësuar në vitin 2017 kur na e bënëm programin qeverisës sepse deri atëherë ne denonconim, protestonim dhe qitnim në sipërfaqe të gjitha problemet që mendonim se shkaktohen nga të gjitha partitë që ishin në pushtet”, ka thënë ai në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Salihu ka thënë se asokohe kishin shkruar një program qeverisës prej disa qindra faqesh e të reduktuar më pastaj në disa sosh, por që qytetarët sipas tij filluan me pa Vetëvendosjen si alternativë qeverisëse.
Ai ka thënë se kontribut në atë program kishin dhënë shumë njerëz e veçanërisht ata të partisë së Frymës së Re përfshi edhe aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në vitin 2019 ai ka thënë se ishte një ngritje më e vogël se sa ajo e vitit 2017 në Vetëvendosje përderisa ngritja më masive kishte pësuar në vitin 2021.
Ish deputeti Salihu ka thënë se ngritja kishte ndodhur edhe si pasoj e qeverisjes së gjatë të dy partive (PDK-së dhe LDK-së) ku kishte edhe keqqeverisje dhe pritjet ishin më të mëdha nga qytetarët andaj kishte filluar edhe zhgënjimi në to.
“Nuk reflektuan partitë në qeveri sa ishin atëherë herë PDK herë LDK e herë bashkë dhe shkaktoj një rritje masive të Lëvizjes Vetëvendosje dhe krejt ky rezultat mendoj se është pasojë e keqqeverisjes, keqmenaxhimit dhe krijimit të një shprese me ato që në LVV proklamon se ne kena me pësua një ndryshim drastik se LVV do të jetë tjetër, se LVV do të zgjidh shumë probleme, do ti stopoj shumë procese e kështu me radhë”, ka thënë ai.
Për kërkesën e LVV-së për ti arritur 500 mijë vota, ish deputeti i saj Salihu ka thënë se nuk beson se do ti arrijë ato vota.
“Nuk besoj sepse ka një zhgënjim, kështu masiv”, ka thënë ai duke shtuar se ai në baza ditore ka takime me qytetarë në Viti, në Prishtinë e Kosovë.
“Ka shumë zhgënjim… një pjesë e zhgënjimit buron nga brenda; shumë aktivistë të LVV-së kanë menduar se problemet kryesore, esenciale për jetë do t’ja zgjedh Lëvizja Vetëvendosje. Kur kanë ardh në pushtet e kanë pa që s’ka kapacitet, një qeveri krejt anëtarëve të partisë me javë zgjedh problemin jetësor…Së dyti, një pjesë e të rinjve me liberalizim të vizave kanë ik jashtë”, tha ai.