Kush e fitoi tenderin mbi 1 milion euro për rrugën Kijevë-Dollc?
Ministria e Infrastrukturës ka dhënë kontratën për zgjerimin e rrugës nacionale N9, në segmentin Kijevë-Dollc, Faza e Dytë, Llot 3. Sipas njoftimit zyrtar për dhënien e kontratës, vlera e saj është 1,059,204.26 euro, ndërsa kontrata i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë “Lika Trade” SH.P.K. dhe “Lika Company” SH.P.K., me adresë në Isniq të Deçanit,…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës ka dhënë kontratën për zgjerimin e rrugës nacionale N9, në segmentin Kijevë-Dollc, Faza e Dytë, Llot 3.
Sipas njoftimit zyrtar për dhënien e kontratës, vlera e saj është 1,059,204.26 euro, ndërsa kontrata i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë “Lika Trade” SH.P.K. dhe “Lika Company” SH.P.K., me adresë në Isniq të Deçanit, transmeton lajmi.net.
Për këtë projekt, Ministria e Infrastrukturës kishte parashikuar një vlerë prej 1,065,000 eurosh. Në procedurën e hapur të prokurimit janë pranuar gjithsej nëntë tenderë.
Kontrata është dhënë më 1 tetor 2026, ndërsa data e planifikuar për nënshkrimin e saj ishte 2 tetor 2026. Dokumenti specifikon se bëhet fjalë për punë që do të realizohen në lokacionin Kijevë-Dollc, Llot 3.
Në vlerësimin e ofertave, kriteri kryesor ka qenë oferta ekonomikisht më e favorshme. 70 për qind e pikëve janë përcaktuar për çmimin, 20 për qind për planin dinamik më të shkurtër dhe më të detajuar, ndërsa 10 për qind për periudhën garantuese.
Sipas dokumentit, periudha garantuese duhej të ishte së paku dy vjet dhe mund të arrinte deri në pesë vjet.
Njoftimi gjithashtu tregon se kontrata nuk parashihet të nënkontraktohet. Vlera e ofertës së përgjegjshme me çmimin më të ulët është po 1,059,204.26 euro, e njëjtë me vlerën e përgjithshme të kontratës së dhënë.
Procedura është zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa njoftimi për kontratën ishte publikuar më 28 korrik 2026 dhe më 19 gusht ishte publikuar edhe një njoftim për korrigjimin e gabimeve në dokumentet e tenderit./lajmi.net/
Dokumenti i plotë: