Mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme të dielën, temperaturat deri në 24 gradë Celsius
E diela do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme në vend. Sipas parashikimit, nuk priten reshje gjatë ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 19 deri në 24 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Era do të fryjë nga drejtimi…
Lajme
E diela do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme në vend. Sipas parashikimit, nuk priten reshje gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 19 deri në 24 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë.
Në përgjithësi, e diela pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe kryesisht të qetë, me temperatura relativisht të larta gjatë ditës./lajmi.net/