Ish-deputeti i LVV-së: Nuk ka matematikë që e rizgjedh Osmanin presidente
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për një mandat të dytë në krye të shtetit. Në Debat Plus në TV Dukagjini, Bejta tha se kryeministri Albin Kurti është “njohës i shkëlqyeshëm i matematikës politike”, por sipas tij, numrat në Kuvend…
Lajme
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për një mandat të dytë në krye të shtetit.
Në Debat Plus në TV Dukagjini, Bejta tha se kryeministri Albin Kurti është “njohës i shkëlqyeshëm i matematikës politike”, por sipas tij, numrat në Kuvend nuk janë në favor të zgjedhjes së Osmanit.
“Albin Kurti është njohës i shkëlqyeshëm i matematikës politike. Nuk ka matematikë për momentin që e zgjedh Vjosa Osmanin presidente të shtetit. Nuk ka. E ka thënë shumë qartë. Dy është për një është pak. Me mungu ose mos me votu. Unë konsideroj që Albin ka llogaritur shumë bukur”.