Irani pezullon caktimin e takimit të radhës me SHBA pa një kuadër të qartë
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh, ka deklaruar të shtunën se ende nuk është vendosur një datë për vazhdimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se fillimisht palët duhet të bien dakord për një kornizë të përbashkët mirëkuptimi. Raundi i fundit i kontakteve mes Teheranit dhe Uashingtonit, që konsiderohet ndër më të…
Bota
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh, ka deklaruar të shtunën se ende nuk është vendosur një datë për vazhdimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se fillimisht palët duhet të bien dakord për një kornizë të përbashkët mirëkuptimi.
Raundi i fundit i kontakteve mes Teheranit dhe Uashingtonit, që konsiderohet ndër më të rëndësishmit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, u mbyll fundjavën e kaluar në Islamabad pa ndonjë rezultat konkret, sipas raportimit të Reuters, transmeton lajmi.net.
Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e zhvillimit të takimeve të tjera të drejtpërdrejta së shpejti, madje duke përmendur fundjavën si një opsion të mundshëm. Megjithatë, disa diplomatë janë skeptikë për këtë skenar, duke përmendur vështirësitë logjistike për organizimin e shpejtë të një takimi të tillë në Islamabad, ku pritet të mbahen diskutimet./lajmi.net/