Konjufca në Antalia: U ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar afër rajonit tonë dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në edicionin e këtij viti të Forumit për Diplomaci në Antalia, ku është mbajtur edhe takimi i ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), i organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan. Në një postim të tij,…

Lajme

18/04/2026 17:52

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në edicionin e këtij viti të Forumit për Diplomaci në Antalia, ku është mbajtur edhe takimi i ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), i organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan.

Në një postim të tij, Konjufca ka theksuar se në takim është ritheksuar përkushtimi i Turqisë ndaj rajonit, duke u shprehur se “Turqia mbetet e përkushtuar për të qëndruar afër rajonit tonë dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor”, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se në një kohë sfidash globale, “bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal janë më të rëndësishëm se kurrë”, duke theksuar nevojën për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

Gjatë takimit, sipas tij, është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe ndikimin e tyre në rajon dhe më gjerë, me fokus në nevojën për stabilitet dhe bashkëpunim më të ngushtë rajonal.

Postimi i plotë: 

Në edicionin e këtij viti të Antalya Diplomacy Forum, mora pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, z. Hakan Fidan.
Gjatë takimit, u ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar afër rajonit tonë dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal janë më të rëndësishëm se kurrë. Diskutuam gjithashtu për zhvillimet e fundit dhe ndryshimet gjeopolitike, si dhe për ndikimin që ato kanë në rajonin tonë dhe më gjerë./lajmi.net/