iPhone Xr, vjen me çmim të volitshëm dhe performanca të jashtëzakonshme

iPhone Xr është një nga pajisjet e prezantuara sot në eventin e gjigantit amerikan të prodhimit të smartfonëve, Apple.

Auto & Tek

12/09/2018 20:09

iPhone Xr vjen me një ekran 6.1 inç LCD, 1792×828 rezolucion me çip A11 dhe A12 dhe 3 GB RAM, transmeton lajmi.net

Xr vjen me një kamerë 12 megapikselë dhe Face ID të përmirësuar. Vjen në dy variante të hapësirës magazinuese me 64 ose 256 megabajtë.

Çmimi fillon nga 699$, gjë që nuk ishte e pritshme për shumë nga adhuruesit e smartfonëve të Apple./Lajmi.net/