iPhone 9 – ja kur do të lansohet dhe sa do të kushtojë

16:38 | 9 Gusht 2018

Apple këtë vit do të lansoj edhe një tjetër smartfon.

Bëhet fjalë për iPhone 9, i cili pritet të lansohet në shtator të këtij viti, transmeton Lajmi.net

Smartfoni më i ri i Apple pritet të kushtojë nga 600 deri në 700 dollarë, dukshëm më pak sesa iPhone X, i cili doli në treg me një çmim jashtëzakonisht të lartë.

Ende nuk janë bërë të ditura shumë detaje për smartfonin e radhës por ka gjithashtu thashetheme se Apple do të lansoj poashtu edhe iPhone 11 dhe 11 Plus./Lajmi.net/