IPhone 7 vjen pa “Home Button”
Apple pritet që muajin e ardhshëm të zbulojë smartfonin e saj më të ri IPhone 7 që në dizajn do të jetë i ngjashëm me paraardhësin IPhone 6S.

Auto & Tek
Ndërkohë që po afrohet data e prezantimit të tij, thashethemet kanë filluar me të madhe. Ajo që është konfirmuar sot është se “Home Button”, do të zëvendësohet me një buton me senzor, transmeton lajmi.net
Ky ndryshim në smartfonin e ri të Apple është përfolur edhe para disa muajsh por tani është e sigurt në vend të një kliku fizik, përdoruesi do të përdorë butonin e IPhone 7 nepërmjet një ndjesie vibruese.
IPhone 7 pritet të ketë kamerë të veçantë dhe më të mirë sesa paraardhësit e tij.
Kompania gjithashtu është gati të prezantojë edhe 2 modele të reja të orave të mençura. Të dyja këto paisje do të prezantohen në eventin e Apple muajin e ardhshëm./lajmi.net