Inzaghi gati për përballjen ndaj Realit: Do i presim me thikë mes dhëmbëve

Real Madrid nesër përballet me Interin në "San Siro", në kuadër të fazës grupore të Ligë së Kampionëve.

Sport

14/09/2021 16:08

Dyshja u takuan edhe edicionin e kaluar gjithashtu, me Reali që ditoi dy takimet, transmeton lajmi.net.

Trajneri i Interit, Simeone Inzaghi ka folur para këtij takimi, derisa thotë se do duhet të kenë kujdes të veçantë për Vinicius Junior.

“Vinicius është duke kaluar moment të mirë, por nëse shohim atë, nuk do harrojmë për Benzema, Hazard ose Rodrygo Goes”.

“Por, pa dyshim do kemi kujdes të veçantë për Viniciusin”.

“Kundër Madridit duhet të jemi vigjilentë. Kanë driblues të mirë dhe duhet të dimë si të kujdesemi sa më shpejtë të jetë e mundur. Do luajmë me thikë mes dhëmbëve dhe shpresojmë të kemi një ndër netët më të mira para tifozëve”, deklaroi ai në konferencë për shtyp.

Ndërkohë, Real deri me tani këtë sezon është i pamposhtur./Lajmi.net/