Inzaghi flet para derbit ndaj Milan: Kam qenë pjesë e shumë derbive, kurrë nuk ka skuadër favorite

Simone Inzaghi ka folur para derbit të vikendit, që luhet mes Milan dhe Inter.

Sport

04/02/2022 14:14

Nerazzurri do të kenë një periudhë mjaft të vështirë, me shumë derbi përpara, por sigurisht ky i qytetit është një nga më të rëndësishmit.

Kështu thotë edhe trajneri i Inter, Simone Inzaghi, i cili refuzon të jap një skuadër favorite.

“Do të jetë një periudhë e vështirë, por interesante. Unë kam luajtur shumë derbi si futbollist, dhe nuk ka kurrë një skuadër favorite”, ka thënë Inzaghi, transmeton lajmi.net.

“Episode dhe motive të ndryshme bëjnë diferencën në këtë ndeshje”, shtoi ai.

Derbi mes Inter dhe Milan luhet nesër, me fillim nga ora 18:00. /Lajmi.net/