Intervista e gjatë e Pique: Më përpara vdes se të luaj për Real Madridin

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka folur rreth mundësisë që t'i bashkohet rivalit të përbetuar, Real Madrid dhe për ish bashkëlojtarin, Lionel Messi, që fitoi Topin e Artë.

Sport

01/12/2021 09:49

Spanjolli shpesh herë ankohet në vendimin e arbitrave, ngase mendon se shumica e gjyqtarëve janë tifozë të Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë për “El Hormiguero”, Pique dha mendimin për Barcelonën, Messin, mundësinë e kalimit te PSG dhe nënshkrimin e ‘pamundur’ për Real Madridin.

Kalimi i mundshëm te Real Madrid:

“Më përpara vdes se të luajë për Real Madridin”

Largimi i Messit: 

“Messi është si vëlla për mua. Këtë vit ne nisëm dobët shkaku i largimit të tij. Topi i shtatë i Artë konfirmoi atë që të gjithë e dinë, se ishte më i miri i të gjitha kohërave. Kalo mirë në Paris. Rrugët tona janë të ndara, por jam i sigurt që do takohemi sërish”.

“Ditën që Messi u largua ishte shumë e vështirë për mua. Gjithmonë kam thënë se kush është Leo për mua. Është vështirë në nivelin sportiv dhe atë personal. Sezoni ynë nuk nisi mirë pa të”.

Prekja e topit me dorë ndaj Villarrealit:

“Problemi i prekjes me dorë është shumë kompleks, sepse gjithçka mund të ndryshojë. Mendoj që nuk ishte penallti, dora është afër trupit”.

Kalimi te PSG?

“Nuk kam pasur asnjë ofertë nga PSG-ja”.

Xavi si trajner:

“Xavi ka vendosur disa rregulla, si çdo trajner tjetër. Ishte e domosdoshme që të kemi rregulla dhe të jemi të disiplinuar, andaj kështu duhet të jetë. Ai kërkon më shumë nga ti, të shton presionin dhe nuk duhet ta zhgënjesh”.

Pozita e mundshme si president i Barcelonës në të ardhmen:

“Ndonjëherë mendoj të jem president i Barcelonës, ndonjëherë jo. Për ta bërë këtë duhet të kesh dashuri të madhe për klubin dhe përgatitshmeri që të bësh shumë sakrificë”.

A ke biseduar ndonjëherë me Perez:

“Po, e kam numrin e Florentino Perez. Para disa viteve bisedova me të për disa probleme personale”.

Si e vlerëson Viniciusin nga 1 në 10?

“Këtë sezon, do t’i jepja notën 9”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Barcelona renditët në pozitën e shtatë në tabelë me 23 pikë, plotë 10 prapa liderit, Real Madrid./Lajmi.net/