Interi pas Gabriel Jesus

Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus, është rikthyer në radarin e Interit.

Sport

21/02/2022 18:45

Skuadra e Inter është vënë në kërkim të një sulmuesi, dhe Jesus është një nga emrat që lidhet me kampionët në fuqi të Serie A.

Interi bëri një përpjekje për të nënshkruar me sulmuesin brazilian nga Palmeira në verën e vitit 2016, por lojtari në fund kaloi te Manchester City.

Jesus, po shikohet nga  “Nerazzurrët”  si një zëvendësues i mundshëm për Lautaro Martinez, i cili është në shënjestrën e Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Me një kontratë te Man City që skadon në më pak se 18 muaj, 24-vjeçari nga Sao Paulo mundë të kalojë tek Interi gjatë kësaj vere. /Lajmi.net/